Arjola Demiri ishte e ftuar sot në mëngjës në “Wake Up”, ku foli për jetën e saj jashtë Big Brother VIP, eksperiencë të cilën e konsideron të ndryshme nga herët e tjera, por edhe planet e saj televizive. Aktorja tropojane tha se ka marrë oferta të shumta nga Kosova dhe që po punon për dy projekte që pritet të vijnë së shpejti dhe që do dhurojnë shumë surpriza.
Çfarë ofertash të kanë ardhur deri tani? “Më të shumtat janë nga Kosova. Me Kosovën kam pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë, bëhet fjalë për dy emisione televizive, për serialin “Sha je be tu folën?” Besoj se këto janë mjaftueshëm në këtë moment. Jam shumë e lumtur padiskutim”, tregoi Arjola.Sgurisht që ajo nuk mund të shpëtonte pa u pyetur për marrëdhëniet që ka jashtë shtëpisë me dy banorët e BBV që ishte shumë e lidhura brenda, pra me Ilirin dhe Monikën.“Edhe me Ilirin e Monikën kam raport shumë të mirë.
Dje kisha një rol me Monikën në Portokalli. Dalja ka qenë me rikuperim më të vështirë, por marrëdhënia me Monikën ka qenë ajo që ka qenë”, tha Arjola.Aktorja e konsideroi eksperiencën ën BBV të ndryshme nga cdo eksperiencë e mëparshme. “Ka pasur situata shumë të forta që kanë ndikuar në psiqikën time, por nuk jam gati për të folur dhe janë gjëra të cilat i kemi thënë shumë herë. Jam shumë krenare për televizionin në të cilin punoj, për dhuratën, jam shumë falenderuese”, tregoi Arjola.