Rozë

”Po ik andej moj debile”/ Shqiptarët nuk lënë gjë pa i thënë gazetares së njohur shqiptare

Moderatorja Aulona Musta është mjaft aktive në rrjetet sociale ku merr mjaft komente nga ndjekësit e saj. Por në fotot apo videot që ajo poston nuk mungojnë komentet negative, të cilave moderatorja ka vendosur t’iu përgjigjet.Në një video të publikuar në proflinin e saj në Tik-Tok, Aulona i është përgjigjur komentit negative të një ndjekësi.“Je vërtet shumë e shëmtuar, pse i fshin komentet negative?”- shkruan ndjekësi.

“Ik o debile”, Aulona Mustës i bëjnë namin në komente për një foto

Moderatorja është përgjigjur me një video ku ironizon komentin e ndjekësit në fjalë. “Zemra ime jo vetëm që nuk fshi komente, po të nxjerr edhe në tabelë nderi, sa emirë që jam.Të jap mundësin të shijosh edhe ti një gjë të bukur, nga dita jote, nga jeta jote, se jam e sigurt që klumi i lumturisë që ke ky është apo jo. Të komentosh me profil fallco në TikTok kaq. S’besoj se bën ndonjë gjë më të bukur në jetë.

Ditë të mbarë!”- shprehet Aulona gjatë videos.Ka patur disa ndjekës që e kanë kritikuar Aulonën për fotot që ka zgjedhur që të ndajë me ta ku nuk kanë munguar gjithashtu komentet.“Ik o debile se na çmende me këto foto idiote, e shikon vetën në pasqyrë”, i shkruajti kohë më parë një ndjekës moderatores, teksa ajo nuk ka duruar dhe i është përgjigjur duke shpërthyer kundër saj.“Idiote ik ti, se unë jam në shtëpinë time, ti ke ardhur e padëshiruar”, i përgjigjet Aulona, e cila herë pas here nuk ua përton fansave që e ofendojnë, që t’u përgjigjet.

Ndryshim në pamje: Aulona Musta bën operacion hundën dhe ja si duket tani –  Gazeta Korrekte

MË TË LEXUARAT

To Top