“Isha duke parë fune ralin e Mbretëreshës së Anglisë, kur pol icia trokiti në derën time dhe më tha se vajza ime kishte humbur jeten në Shqipëri,” ka thënë George. Jeta për familjen britanike Gannon ndryshoi përgjithmonë në 19 shtator të këtij viti , kur Rebecca 29 vjeçare humbi jetën gjatë një zhytje në Sarandë.
I ati George tashmë është vendosur në Sarandë, për të jetuar në vendin ku ajo nderori jete, por edhe për të mësuar se çfarë ndodhi. “Ajo kishte disa vite eksperiencë, ishte zhytyr në Australi, Zelandën e Re, Angli, Amerikën jJugore dhe në Shqipëri ishte zhy tja e saj e fundit,” ka thënë ai.
Në vizitën e saj të parë dhe të fundit në Shqipëri ishte siguruar mbi certifikimet e duhura të kompanisë së zh ytjes.Nga zhytja e fundit i ati ka vetëm dëshmitë e të dashurit të saj, që e shoqëronte në atë fundjavë.
“Pronarët e kompanisë së zhytjes më thanë se pas motit të keq bënë të gjithë hapat e duhur për një zhytje. Nuk u zhyten as në thellësi të madhe, por gjatë zhytjes kishin pasur probleme dhe instruktori kishte ngjitur lart partnerin e saj duke lënë Bekin, pra vajzën poshtë,” ka thënë ai.
59 vjeçari tregon se Beki ishte një zhyt ëse profesioniste , ndaj ngre dyshime se shkaku i humbjes se jetes së vajzës së tij ishte shkelja e rregullave.
“Ishin dyfish njerëz më shumë, ndërkohë që shikueshmëria në det ishte vetem 30 %.,” tha ai. George ka nisur të investojë në Sarandë, për të filluar një jetë të re këtu.
“Vajza ime dha frymën e fundit në Sarandë edhe unë do të jem për atë. Po planifikoj të jetoj dhe të krijoj biznesin tim këtu,” tha ai. Ende nuk ka arritur të marrë autorizimin e duhur, por ka nisur bisedimet për rikonstruktuar një kopësht fëmijësh, që ai dëshiron të mbaj emrin e së bijës.
“Beki ishte njeriu me i dashur qe kam njohur, pasi kështu ishte edukuar. Ndaj në emër të saj dua të bëjë këtë shkollë më të mirë. Shkolla është vendi ku fëmijët do të marrin edukimin bazë, do rriten duke mësuar të respektojnë njerëzit. Dua ti vë emrin e vajzës, që Beki të jetë e paharruar,” tha ai.
Familja Gannon nuk ka jetuar më si familje qysh nga vdek ja e Rebeças. George planifikon te qendroj të qëndroj në Sarandë pjesën tjetër të jetës, aty ku thotë se e kanë pritur me zemër hapur.
Mes urimit për Krishtlindje i kujton Kryeministrit Rama se ai është këtu për drejtësi për të bijën. “Dua ti uroj çdo kujt në Shqipëri Krishtilindje dhe Vit të Ri të gëzuar. Unë dhe familja ime nuk do të jemi duke festuar Krishtlindjet këtë vit për shkak të Bekit. I uroj Edi Ramës dhe familjes se tij Krishtlindje të bukura, të kujtojë gjatë Krishtlindjeve të tij se une nuk po festoj, jam këtu duke kërkuar drejtësi për time bijë,” tha ai.