Lajme

Po jeton në Shqipëri, vajza nga Spanja: Më pëlqen shumë byreku, mamaja ime ka këto kërkesa për djemtë shqiptarë

Lucia Lopez Silva është një 24 vjeçare nga Galicia e Spanjës, e cila për disa muaj jeton në Durrës duke studiuar në degën e hoteleri turizmit. Ajo është dashuruar me vendin tonë, por dhe ka arritur një famë të menjëhershme falë videove që publikon në Tik Tok ku tregon për qytetin e Durrësit dhe rutinën e saj ditore.E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermalin Peçin, shprehu se kurioziteti ishte shumë i madh për Shqipërinë dhe vazhdimisht komunikon me prindërit e saj të cilëve u tregon ngjarje të ndryshme.“Mamaja ime më pyet gjatë gjithë kohës a ke gjetur një të dashur shqiptar.

Po, ajo më thotë dil tako dikë shqiptar. Të gjithë më thonë që jam shumë sociale dhe është e vërtetë. Kam takuar shumë njerëz në universitet por pas shpërthimit në Tik Tok shumë vajza më kanë kontaktuar sepse kanë dëshirë të njohin një vajzë spanjolle. Janë shumë suportiv dhe komunikues, ndihem si në Spanjë.” – tha ajo në lidhje me marrëdhëniet që ka krijuar në vendin tonë.Për çudinë e saj, shqiptarët janë spanjisht-folës dhe tregoi se vazhdimisht ndeshet me njerëz që mund të komunikojnë në gjuhën e saj të lindjes. Një ndër detajet që e lidh Shqipërinë me Spanjën janë telenovelat, për të cilat u shpreh:“Telenovelat dhe këngët spanjolle.

Unë jam njohur me shumë këngë spanjolle që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë dhe këtu janë shumë të famshme. Është shumë tipike që mamatë dhe gjyshet të shohin telenovela, njësoj si këtu. Edhe unë jam këtu duke parë telenovela.”Detaji më interesant që i ka bërë më shumë përshtypjen në vendin tonë ishin bunkerët, për të cilët ishte informuar më parë por shprehu se nuke e dinte që “kishte kaq shumë. Kudo që shkoj u bëj foto, më pëlqen shumë t’i shoh se është historia e jetuar në përditshmëri.”Ushqimet e saj të preferuara janë byreku, petullat dhe tava e dheut. “Më pëlqen shumë të bëj byrek, kam një shoqe e ëma e secilës më ka premtuar se do më mësoj ta bëj. Më pëlqejnë shumë petullat me proshutë. Petullat i kemi të njëjta në Spanjë. Një ushqim që më pëlqen të bëj është edhe tava e dheut.”

MË TË LEXUARAT

To Top