Në takimin me Ana Kaurin doli në pah një dëshirë e Fatjonit. I pyetur nga bukuroshja se çfarë do të dëshironte të ishte pas pesë vitesh, Fatjoni deklaroi se do të dëshironte të kishte një fëmijë.
Një dëshirë të tillë, e kishte dhe Ana (pak më e vjetër për nga koha në emision) e cila tha edhe ajo do të dëshironte që në një të ardhme të afërt të kishte fëmijë.
“Një periudhë tre katër vjeçare dua të kem një beb. Unë kam shumë shumë simpati dhe vdes për fëmijët, jam 26-vjeç.
Pavarësisht se dukem ai Fatjoni çapkën unë jam tradicional, dua një beb”, tha Fatjoni.