Fatjoni dhe Arjan Konomi u përfshinë në një debat në “Për’Puthen”. E gjitha nisi pas takimit të improvizuar në studios mes Fatjonit dhe Anës, vajzës më të re të emisionit.
Arjani tha në mënyrë figurative për Fatjonin “qenushit po t’i marrësh kockën nxehet”. Këto fjalë nuk u pritën mirë nga Fatjoni i cili si kundërpërgjigje iu drejtua me fjalën “këlysh”. Arjani nuk preferoi të vijonte debatin më tepër dhe gjithçka e përfundoi me fjalët “ke probleme me edukatën”.
Arjani: Ti ke shumë probleme me edukatën
Fatjoni: Më the qenush të them këlysh.
Arjani: Ti the që je sjellë shumë mirë me ne.
Fatjoni: Nuk më thua dot qenush.
Arjani: T’i japësh një këshillë të paditurit e bën armik, mbaje mend.
Fatjoni: Ti je injorant Ajran Konomi. Ti pak më parë i the asaj që qenushit t’i marrësh kockën nxehet. Unë të thashë këlysh.