Saimiri i “Love Story” zgjodhi njërën ndër dy binjaket konkurrente për një takim të shkurtër. Ai zgjodhi Silvanën, sepse sipas tij është më e thjeshtë dhe më tip i afrueshëm se Albana.
Gjatë takimit, Saimiri e pyeti Silvanën nëse ka qenë xheloze për ndonjë vajzë. Ajo u shpreh se është bërë xheloze kur ka parë 9 vajza t’i hidhen njëkohësisht. Silvana shtoi se po të donte mund ta puthte Saimirin, por ky i fundit tha që është ende herët.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Saimiri: Ke qenë xheloze për ndonjë vajzë ti?
Silvana: Në momentin që hidhen tek ti 9 vajza, të fërkoheshin dy këtu e tre mbrapa, për mua një vajzë që ka dinjitet të përqafon si të përqafoj unë, ta jap dhe nji puthje në buzë po desha se nuk e kam problem fare.
Saimri: Jo sot jo
Silvana: Pse nuk e do ti sot, nuk e ndjen sot
Saimiri: Jo është herët sot, të jap një përqafim.