Mbrëmë ishte spektakli i radhës në ‘Big Brother Vip’ dhe sërish Donaldi kishte veshur të njëjtat xhinse. Në çdo natë të spektaklit nga fillimi e deri më sot, Donaldi mban veshur të njëjtat xhinse. E dimë që i mban nveshur për fat, mesa duket është paksa supersticioz.
Kjo gjë nuk ka shpëtuar pa u vënë rë nga publiku, ku shumë prej tyre komentojnë me shaka në rrjetet sociale “Dërgojini një palë rroba të reja Donaldit” etj. Përveç xhinseve, Donaldi mban gjithmonë në spektakël edhe atë varësen e famshme, që ia dërgoi Borës dhuratë për 3-vjetorin.
Por, kur hyri Romeo për t’i bërë surprizën i solli edhe varësen. Nëse është e njëjta që i ka dërguar borës apo kopje e saj, këtë nuk dimë ta themi.
Ndërkohë, debati mes aktorit Donald Veshaj dhe aktores Arjola Demiri duket se nuk kanë fund. Gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother Vip, u transmetua një klip në lidhje me përplasjet që këta të fundit kanë pasur gjatë javës.
Teksa Donaldi e ka quajtur Arjolën, egoiste dhe dyfytyyrshe, aktorja i është kthyer duke i thënë se epitetet që ka thënë mos t’i thotë më, pasi do të ketë pasoja. Pjesë nga debati:
Arjola: Epitetet ti mbajë mos ti lëshojë, sepse do ketë pasoja! Atë mëngjes kam qenë me dhimbje të tmerrshme koke dhe Donaldi erdhi atje dhe tha ishte lexim si për ekzekutim, pastaj përmendi gjëra të tjera që lidheshin me mua. Nëse do e e kishte aq personale le të më tregonte. Nga presioni që ai më ka bërë, situata agravoi.
Donald: Më ka ardh shumë keq nga të gjithë debatet kam pas me Arjolën gjithmonë e kam vlerësuar dhe ja kam thënë gjërat në sy, ajo ka akomuluar dhe më erdhi keq kur mi mohoi gjërat në sy! I kam thënë faleminderit për bukën që më ka bërë, e kam zgjuar nga gjumi, kam bërë petulla me Arjolën, kam qenë deri në 4 të mëngjesit për fëmijët e saj!
Arjola: Krisja mes nesh lindi jo vetëm te Triksa por edhe më përpara. Donaldi: Kur Arjola më tha me egoizmin më të madh dhe më tha se ke bërë dhe më hodhi këmbën. Të lutem se s’dua të dal nga vetja, më lër të flas! Arjolës nuk i ka pëlqyer që i kam thënë dyfytyrëshe, termat që ka thënë BBV në lojën me shotsa, kam thënë që nuk do përdorja termin dyfytyrësh por ti nuk e thua atë që mendon. Të kam parë shumë konkurrente të fortë me historinë që ke!