Rozë

”Po luajnë pisët”/ Mësohet se Sabiani i ka nisur mesazh Keisit, por nuk ia kanë çuar: Nuk e dua Kristin

Ndonëse po vazhdon romancën e saj me Kristin brenda “BBV”, Keisi duket se nuk do të jetë e qetë derisa të marrë miratimin e të atit. Me plot bindje ajo është shprehur se babai i saj nuk është kundër kësaj lidhjeje.

“Problemi im më i madh është se çfarë mendon babai im, shoqëria ime e gjithë të njohurit e mi. Unë e kam mendjen tek ai, sepse dua një konfirmim nga babai.

Ai më ka thënë gjithmonë ndiq zemrën dhe jam e sigurt që ai do të jetë dakord, por si vajzë e vetme jam pika e dobët e tij. Ne kemi një marrëdhënie delikate me njëri-tjetrin, i tregoj çfarëdo lloj gjëje për mua. Nuk kam intriga dhe strategji, jam shumë reale edhe pse mbase kjo nuk duket,”-u shpreh Keisi.

Mirëpo Sabiani prej mbrëmjes së djeshme e ka treguar qëndrimin e tij, duke u shprehur kundër kësaj romance. Madje këngëtari akuzoi produksionin dhe Kristin se po e shfrytëzojnë këtë rast për show.

Dhe jo pa të drejtë! Pasi si Kristi dhe produksioni e kanë shfaqur lidhjen e tij jashtë si diçka të përfunduar, kur në të vërtetë nuk është e tillë.

Ishte vetë Zaza, (e dashura e Kristit jashtë) e cila publikoi disa mesazhe të fundit me të para hyrjes në “BBV”, ku i shkruanin njëri-tjetrit “Të Dua”.

MË TË LEXUARAT

To Top