Ukraina do të paguajë 3,400 dollarë (100,000 Hr) në muaj për personelin us htarak. Rritja e konsiderueshme e pagave do të zbatohet për t’u treguar usht arëve “se vendi është mirënjohës ndaj tyre”, citohet të ketë thënë presidenti Volodymyr Zelensky.
Ndryshe, siç vë në pah mediumi “The kyivindependent”, paga minimale në ushtri dikur ishte 340 dollarë (10,000 Hr).
Një hap i këtij vendi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet usht arake në këtë shtet evropian.
Disa ditë para, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ush tarake në Ukrainë.
Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim.