Fifi dhe Graniti gjatë gjithë ditës së sotme kanë debatuar, derisa të rralla kanë qenë momentet kur ajo nuk ka qarë.
Fifi po ndjehet në faj duke thënë se e ka penalizuar ish-futbollistin në lojën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ndonëse ishte vetë Fifi ajo e cila e kufizonte Granitin në raportin me banorët tjerë, e në veçanti me vajzat e shtëpisë.
Në momentin që këngëtarja e shihte me njërën nga vajzat tjera, menjëherë shfaqte shenja xhelozie, saqë ai detyrohej të mos fliste më me to, gjë që bëri që ai të ishte edhe njëri nga banorët më të votuar për të dalë nga BB, por që në fund u shpëtua nga Fifi.
Tani, derisa po bënin një lojë me shishe, Beatrix ishte ajo e cila e pyeti sërish Fifin në lidhje me Granitin, e që kjo e fundit e nervozuar la në gjysmë lojën. Ishte Graniti ai i cili i shkoi nga pas, ku dhe filluan të diskutonin sërish, për penalizimin që ajo po i bën atij.
Madje, Fifi u shpreh se ajo po mendon edhe për të dashurën e Granitit që ai ka jashtë, pasi ajo e do Granitin, dhe anasjelltas.
“Po e mendoj të dashurën tënde jashtë, e di që ai njeri atje të don ty”, ishin fjalët e Fifit.
Por, gjestet e Fifit nuk na çojnë në atë se vërtetë këngëtarja po e mendon, duke qenë se ditë më parë u publikua një video e tyre ku Fifi nuk i shqitej ish-futbollistit nga Kosova.