Lajme

”Po na futet uji në shtëpi”/ Uji po merr çdo gjë para në këtë vend në Ballkan, moti i keq do vazhdojë





Bosnje e Hercegovina është god itur nga një stuhi e përcjellë me reshje të mëdha të shiut gjatë natës së 4 nëntorit dhe mëngjesin e 5 nëntorit, duke shkaktuar p ërmbytje në disa rajone.

Ekipet e zjarrfikësve në Kantonin e Sarajevës (një nga 10 kantonet e entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës) thanë se disa ndërtesa dhe shtëpi janë përm bytur nga ujërat.

Ekipet e mbrojtjes civile dhe policia janë, gjithashtu, në terren. Sifet Çengiq nga Zyra e Mbrojtjes Civile në kantonin e Sarajevës tha për Radion Evropa e Lirë se situata më e rëndë është në Ilizha, Novi Grad Sarajevë dhe Tërnovë.

Gjendja më kritike, sipas tij, është në vendbanimin Otes në Ilixha. Sifet Çengiq nga Administrata Kantonale për Mbrojtjen Civile të Kantonit të Sarajevës tha për Radion Evropa e Lirë (RFE) se situata nuk është e mirë në Ilizha, në Qytetin e Ri Sarajevë dhe Tërnovë, dhe më kritike është në Ilixha në vendbanimin Otes.

“Uji ka mbërritur nëpër shtëpi, një numër i madh i objekteve të banimit janë përmbytur. Po bëjmë evakuimin aty ku është e nevojshme”, tha ai.

Përmbytje të mëdha në Serbi dhe Bosnjë – Epoka e Re



MË TË LEXUARAT

To Top