Rozë

Po ndihmon djalin e sëmurë, ‘Big Mama’ qan kur e shikon: Ai fle, rri te mua, falenderoj nënën e tij që ka besim

Big Mama ndau sot me publikun miqësinë që ka prej rreth dy vitesh me Andin, një djalë me aftësi të veçanta që këngëtarja i ka qëndruar gjithnjë bashkë.

Sa nis të flasë për Andin, Big Mama nuk mban dot lotët. Nëna e djalit kishte shkruar një letër për artisten, ku i uronte fitoren dhe e falenderonte për gjithçka ka bërë për të birin.

“Unë e kam fituar Big Brother-in tim me Andin. E dua shumë. Më mungon. E mendoj gjatë gjithë kohës. Që kur jemi njohur, nuk jemi ndarë asnjëherë. Nëse kalonin dy ditë pa u takuar, komunikojmë me video call”, rrëfen Big Mama.

Ajo falenderon dhe nënën e Andit, për besimin që i ka dhënë: “Kanë besim shumë të unë. Ai fle te unë, rri tek unë. Mund të rri me të pa fund”.

MË TË LEXUARAT

To Top