1 ditë larg finales së madhe, Einxheli dhe Donaldi kanë folur në oborr për finalen e Big Brother VIP.
Einxhel e ka nga cmuar Donaldin duke e pyetur nëse do mërzitej nëse nuk do të merrte fitoren, ndërsa ai tha që nuk do të mërzitej e as do e komentonte.
Kur Einxheli i tha se do i bëhej qejfi po ta fitonte vetëm se do bënte dicka me lekët, Donaldi iu përgjigj duke i thënë se dhe ai do kënaqej por nuk do të mb yste veten në pishinë po të humbiste.
Einxhel: Do të mërzitesh po nuk e fitove? Donald: Jo. Einxhel: Me vërte? Donald: Do mërzitem… po dhe qejfi nuk do më bëhej.
Einxhel: Do e kontestoje më vonë? Donald: Jo nuk jam ashtu tipi unë. Një gjë që nuk më takon, nuk më takon dhe kaq. Jam rritur me frymën që fitimtari nuk komenton.
Einxhel: Ajo nuk diskutohet se nuk ndërron më asgjë.Nuk është për tu mërzitur, do më bëhej shumë qejfi po ta fitoja se do bëhej diçka me ato lekët por për veten time nuk do mërzitesha.
Donald: Unë nuk thashë se do mbytesha në pishinë. Po do më bëhej qejfi nëse do e fitoja. Einxhel: Do të vinte inat? Donald: Në këtë fazë jo.