Lajme

Po përhapet një sëmundje që u ka marrë jetën 200 mijë pulave në Durrës, për të ‘vënë duart’ në kokë se sa ka shkuar çmimi i vezëve

Sëmundja e r rezikshme që sh farosi rreth 200 mijë pula në stabilimentet më të mëdha të Durrësit ka ndikuar direkt në çmimin e vezëve.Nga verifikimi që bëri “DurrësLajm” sot në terren, tregtarët pranojnë se janë duke e tregtuar me 20 lekë më shumë këtë produkt.Sipas tyre, nuk bëhet fjalë më për të dalë me fitim, por urojnë që të paktën të mos humbin, pasi situata është e rëndë edhe për ta.

Rritja abuzive dhe e pandalshme e çmimeve të produkteve të shportës po shqetëson tregtarët e vegjël, të cilët kërkojnë stabilizim të tyre.Goditja e fortë që pësuan pularitë e Durrësit pritet të vazhdojë të reflektohet në çmimet e tregtimit të pulave dhe nënprodukteve të tyre në ditët dhe javët në vazhdim.

Ministria e Bujqësisë në reagimin e saj të një dite më parë bëri të ditur se sëmundja e rrezikshme që shfarosi pulat nuk është gripi i shpendëve.Gjithashtu, dikasteri nënvizoi se pas analizave të bëra në laborator nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët, por pa specifikuar emrin e virusit që preku masivisht subjektet shpendrritëse.

MË TË LEXUARAT

To Top