Ditë të lumtura për ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt. Pas historisë së divorcit, duket se edhe Aleksandri ka gjetur dashurinë.
Ai dhe Marisa kanë celebruar tashmë dashurinë e tyre, duke u bërë zyrtarisht burrë e grua. Duket se vendimi për martesën e bëftë ka ardhur pikërisht prej lajmit të mirë që vjen nga ky çift.
Bëhet me dije se bashkëshortja e Aleksit është shtatzënë dhe pas pak muajsh do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku barku i duket më i rrumbullakosur se zakonisht.
Prandaj ndjekësit e kanë pyetur nëse është në pritje të ëmbël dhe ajo e ka konfirmuar, duke i kthyer përgjigje me nga një puthje. Ditët e fundit, Marisa është përfolur në rrjetet sociale edhe për një “thumb” që sipas mediave ishte për ish-gruan e partnerit të saj.
Ditën e djeshme ajo ka ndarë një pjesë të këngës së Mozzik, duke e shoqëruar me “emoji” të mërzitur.
“Mbrëmë të pashë në ëndërr dorë për dorë me tjetër kënd, e jo me babën tënd”, është pjesa që ka zgjedhur ajo të shpërndaj në “InstaStory” dhe patjetër që mendja të shkon te vajza e Rudinës dhe Mark Frrokut me të cilët normalisht jeton edhe Viktoria.
Kaq ka mjaftuar që lajmi të bëjë xhiron e rrjeteve sociale, duke u interpretuar si një l uftë e ftohtë mes dy vajzave. Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj.