Sipas statistikave, 90% e nënave vazhdimisht kanë një ndjenjë faji. Për pjesën më të madhe, kjo është për shkak të faktit se ato mendojnë se nuk i përmbushin detyrat e tyre mjaftueshëm mirë.
Pjesa më e trishtuar është se ata kanë frikë të flasin për këtë. Megjithatë, një nënë e 2 fëmijëve, Celeste Yvonne, nuk e ka këtë frikë. Ajo i ka shkruar një letër të sinqertë burrit të saj me një kërkesë për ndihmë, ku publikisht dhe në mënyrë të detajuar, ka deklaruar gjëra që shumë njerëz nuk janë aq të guximshëm as për t’ua treguar as miqve të tyre më të mirë.
Ne do të publikojmë tekstin e kësaj letre dhe do t’u ofrojmë lexuesve të saj një mundësi për të mësuar se pse kjo letër nuk i la indiferentë gratë moderne dhe familjet moderne.
Burrë i dashur!
Kam nevoje. Për më shumë. Ndihmë.
Nata e kaluar ishte e vështirë për ty. Të kërkova që të kujdeseshe për fëmijën që të mund të shkoja më herët në shtrat. Foshnja po qante. Në të vërtetë, po ulërinte. Unë munda ta dëgjoja që nga kati sipër dhe stomaku që më ngacmohej nga tingujt, duke pyetur veten nëse duhet të zbres atje dhe ta pushoj ose thjesht të mbyll derën, që të mund të bëja fare pak gjumë të qetë. Unë zgjodha këtë të fundit.
Ju erdhët në dhomë 20 minuta më vonë, me fëmijën ende duke qarë me dënesë. E vendose fëmijën në shtrat dhe e shtyve shtratin ngadalë, vetëm disa centimetra larg shtratit tim, një gjest i qartë se turni yt i kujdesit për të me kaq mbaroi.
Doja të të bërtisja. Doja të nisja një lu ftë epike në atë çast. Unë kam qenë duke u kujdesur për fëmijën dhe foshnjën gjatë gjithë ditës. Unë do zgjohesha me foshnjën për ta ushqyer gjithë natën. Më e pakta që mund të bësh është ta mbash atë për disa orë në mbrëmje, kështu që të mund të përpiqem të fle.
Vetëm disa orë të çmuara gjumë. A kaq shumë po kërkoj?
Unë e di që të dy ne i kemi parë prindërit tanë të përmbushin rolet tipike të nënës dhe babait. Të dyja nënat tona ishin kujdestarët kryesorë dhe etërit tanë ishin relativisht të papërfshirë. Ata ishin baballarë të shkëlqyeshëm, por nuk pritej të kalonin një kohë të konsiderueshme duke ndërruar pelena, duke ushqyer dhe duke u kujdesur për fëmijët.
Nënat tona ishin forca që mbante dinamikën familjare. Duke gatuar, pastruar dhe rritur fëmijët. Çdo ndihmë nga babai ishte i mirëpritur, por jo e pritshme.
E shoh veten tonë çdo ditë e më shumë duke u bërë pjesë e këtyre dinamikave familjare. Përgjegjësia ime për të ushqyer familjen, për ta mbajtur shtëpinë të pastër dhe për t’u kujdesur për fëmijët merret si e mirëqënë, madje edhe kur të kthehem në punë.
Pjesën më të madhe të kohës unë fajësoj veten. I kam thënë vetes që unë mund ta bëj. Dhe në të vërtetë, unë dua ta bëj.
Unë gjithashtu shoh miqtë e mi dhe nënat e tjera duke ia dalë me të gjitha dhe shëlqyeshëm. Nëse ato po ia dalin dhe nëse nënat tona ia kanë dalë aq mirë, pse unë nuk mundem? Une nuk e di.
Ndoshta miqtë tanë po luajnë shtiren në publik dhe po luftojnë fshehurazi. Ndoshta nënat tona vuajtën në heshtje për vite me radhë dhe tani, 30 vjet më vonë, ato thjesht nuk e kujtojnë sa e vështirë ishte për ta.
Ose ndoshta (dhe kjo është diçka për të cilën unë e qortoj veten çdo dite), unë nuk jam aq e kualifikuar për këtë punë sikurse të gjithë të tjerët. Dhe sa më shumë që e mendoj, unë do të vazhdoj duke thënë: Më duhet më shumë ndihmë!
Një pjesë e imja ndihet e dështuar vetëm sepse kërkoj ndihmë. Domethënë, ti më ndihmon. Je një baba i mrekullueshëm dhe bën një punë të shkëlqyer me fëmijët. Dhe përveç kësaj, kjo duhet të ma lehtësoje punën, apo jo? Instinkti i një nënë, o jo? Por unë jam njeri dhe jam duke punuar me 5 orë gjumë dhe shumë e rraskapitur.
Unë kam nevojë për ty.
Në mëngjes, më duhet në fillim të bëj gati fëmijën tonë që më pas të kujdesem për beben dhe të bëj drekën për të gjithë dhe të pij një kafe. Dhe jo, të bëj gati fëmijën nuk do të thotë ta mbaj atë para TV. Do të thotë të sigurohem që ai ka kryer nevojat, duke i dhënë atij mëngjes, duke parë nëse dëshiron ujë dhe duke paketuar çantën e tij për në shkollë.
Natën, më duhet një orë për t’u qetësuar në krevat duke e ditur se fëmija ynë është në gjumë në dhomën e tij dhe bebi është në kujdesin tënd. E di që është e vështirë të dëgjosh të qarën e fëmijës. Më beso, e di. Por nëse mund të kujdesem dhe ta qetësoj foshnjën pjesën më të madhe të ditës, mund ta bësh dhe ti atë për një orë ose dy natën. Të lutem. Unë kam nevojë për ty.
Në fundjavë, më duhen më shumë pushime. Kohë ku mund të dal nga shtëpia vetëm dhe të ndjehem si një individ. Edhe nëse është vetëm një shëtitje rreth bllokut ose një udhëtim për tek dyqan ushqimor.
Dhe ato ditë kur kam planifikuar të shkoj në kursin e notit dhe duket sikur i kam të gjitha nën kontroll, më duhet të më ofrosh që të më japësh një dorë. Ose të sugjerosh të shkoj të shtrihem gjatë kohës që fëmijët flenë gjumë. Ose të fillosh të ngresh pjatat pa e sugjeruar unë që ta bësh. Unë kam nevojë për ty.
Së fundi, më duhet të dëgjoj se ti je mirënjohës për të gjitha ato që bëj. Unë dua të di se ti e vëren se rrobat janë larë dhe se është përgatitur një darkë e këndshme. Unë dua të di që ti e çmon faktin që unë ushqej me gji në të gjitha orët, edhe kur jam në punë, kur do të ishte më e lehtë për mua që t’i jepja ushqim të gatshëm.
Unë shpresoj ta vësh re se unë kurrë nuk të kërkoj të qëndrosh në shtëpi për të mos ndjekur aktivitetet e tua të punës dhe aktivitetet sportive. Si nënë, supozohet se unë do të jem në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë në dispozicion për t’u kujdesur për fëmijët, ndërsa ti je jashtë.
E di që kjo nuk është mënyra që kanë ndjekur prindërit tanë dhe kam inat edhe që ta kërkoj. Do të doja të mund t’i bëja të gjitha dhe të mund ta bëja të dukej më e lehtë. Dhe unë uroj që të mos kem nevojë për shpërblim për të bërë gjërat që shumica e njerëzve presin nga një nënë.
Por unë kam ngritur flamurin e bardhë dhe e pranoj se jam thjesht njeri. Unë po të tregoj se sa shumë nevojë kam për ty dhe nëse vazhdoj me këtë ngarkesë që kam, një ditë do të thyhem. Dhe kjo do të të lëndonte ty, fëmijët, dhe familjen tonë.
Sepse, le ta pranojmë: ju keni nevojë për mua, gjithashtu. ”