Procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite tanimë janë përmbyllur.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga Shqipëria, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave. ” Përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë🇦🇱 dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite🇸🇦.
💼 Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.
📑 Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre. 🇦🇱🤝🇸🇦”, shkruhet shkruhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.