Lajme

Po Shqipëria çfarë rrèzikon? Kancelari gjerman bën paralajmërimin për Tiranën

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka deklaruar ditën e sotme se bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas tij çdo vonesë në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshme ndaj ndikimit të jashtëm.

“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Sofja kërkoi që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë formuar grupe punuese, duke tentuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që Shkupi dhe Tirana të mund të nisin bisedimet për integrim evropian.

MË TË LEXUARAT

To Top