Teksa lu fta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 23-të, nuk ka ende shenja paqeje mes dy vendeve. Që herët në mëngjes, u sulmua qyteti i Lviv, ku mbetën të shkatërruara banesa dhe aeroporti i qytetit.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se gjashtë raketa lundrimi janë lëshuar nga Deti i Zi. Dy prej tyre u shka tërruan nga raketat kundërajrore. Presidenti amerikan Biden bisedoi me homologun e tij kinez, ku i kërkoi që të mos i siguronte Rusisë pajisje ush tarake.
Një negociator rus tha se bisedimet Moskë-Kiev janë të përqendruara në statusin neutral të Ukrainës.