Zhaklina e preferuara e publikut për këtë javë zgjodhi që të dalë nga rulota bashkë me Ronaldon, dhe në vend të tyre të shkojë Olta dhe Armaldo.
I preferuari i kësaj nate pati mundësinë, të ndryshojë nëse do çiftin e rulotit dhe fati e donte që pas një sherri të heshtur Olta -Zhaklina, ato të ndërronin vendet me njëra -tjetrën.
E vetmja pikëpyetje tani është nëse Olta do pranojë të shkojë në rulotë, pasi ajo pyeti Arbanën se çfarë do të ndodhte nëse refuzonte…
Fillimi më i vështirë brenda shtëpisë së “Big brother Albania VIP 2” ka qenë padyshim për Ronaldon dhe Zhaklinën që kanë nisur këtë eksperiencë jo në shtëpi, por brenda një ruloti.
Atyre u është dashur të përballen me kushte të vështira jetese dhe të kërkojnë ushqime apo sende të tjera nga banorët, që u kanë qëndruar afër.
“Në fillim mendova se do më dhimbsej shkëputja nga banorët e tjerë, por pastaj kuptova që unë nuk e njihja fare rulotin. Nuk dinim si ta përdornim. Fikim dritat në darkë dhe në mëngjes nuk kishte ujë. Vetëm në darkë e kuptuam pse nuk kishte ujë. Ka qenë edhe bukur me thënë të drejtën jetesa në rulotë, por dhe t’i shohësh banorët nga larg, se kupton se kush të vjen dhe do të bëjë muhabet me ty, është e njëanshme”, u shpreh Zhaklina.