Lajme

Po tani sa do e ketë rrogën? Ben Blushi merr drejtimin e një tjetër televizioni pasi iku nga ‘Top Channel’

Ben Blushi mbetet në botën e televizionit, pas largimit nga Top Channel. Ofertës së bërë nga ABC Group ai i ka thënë po dhe do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i ABC News,

Më i paguari në Shqipëri, me pagë 20.5 milion në muaj, tani nuk do të jetë më i papunë. Tani ai nis një projekt të ri dhe mbetet të shihet se çfarë ndryshimesh do të sjellë në këtë televizion të ri.

Blushi, veçse si politikan, njihet edhe si gazetar dhe shkrimtar, ndërkohë që me Partinë Socialiste ai ka qenë dy herë Ministër, në një rast Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Veçse të ndryshojë TV, Blushi ka ndryshuar edhe parti më parë. Pas shumë viteve me Partinë Socialiste, ai u kthye në një nga deputet më opozitarë brenda së majtës.

Sigurisht ai u kthye në delen e zezë të partisë dhe iu desh të krijonte partinë e tij verën e vitit 2016. Rezultatet në zgjedhje ishin të dobëta dhe mund të jetë i pari që i marrin partinë që ai vetë krijoi.

Në vitin 2018 ai la politikën dhe pranoi të bëhej drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, pozicion që e la në muajin dhjetor.

MË TË LEXUARAT

To Top