Ka disa muaj që përflitet se Belinda Balluku mund të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme lokale në Bashkinë e Tiranës.
Deri tani, Edi Rama dhe ajo vetë kanë deklaruar të kundërtën dhe nuk dihet a është blof apo e vërtetë.
Ministrja e Energjetikës është një nga deputetet me mbështetjen më të madhe në kryeqytet. Mbi 15 mijë votues në Tiranë kanë shprehur pëlqyeshmërinë e tyre për Ballukun në zgjedhjet e kaluara.Emri i Ballukut vijon të përmendet në portale dhe televizione, por deri tani ajo është shfaqur pozitive dhe e sinqertë në deklaratat e saj publike, duke mbështetur Erion Veliajn për punën e tij ndër vite.Veliaj, nga ana tjetër, gëzon po aq mbështetje në publik.
Energjia e tij dhe mjetet intensive të marketingut që përdor me stafin e tij e kanë ngritur shumë lart. Bie në sy fakti që brezi i vjetër e pëlqen veçanërisht shumë.Në dy mandate si kryetar bashkie, ai ka rënë në sy për ndërtimin e shkollave, sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, bulevardin e ri dhe punime të tjera. Nuk po themi se ka shkëlqyer, por nuk ka më të zotë se ai për momentin.
Sot po shtrojmë një pyetje për publikun. Nëse zgjedhjet do të ishin sot dhe Veliaj do të ishte në duel të drejtpërdrejtë me Ballukun, kë do të votonit? Jeni për vazhdimin e punës së Veliajt apo për një “ndryshim dore” me Ballukun?