Liqeni i Ujmanit mund të quhet “Liqeni Trump”. I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thotë se palët janë dakord, por zyrtarë të Bashkimit Europian nuk e mbështesin këtë ide.
Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, e cilëson si të pakuptimtë një ide të tillë dhe ngre dyshime se Kosova po përdoret për fushatën e Donald Trump që po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
“Është gjë sot 1 Prilli? Si mundet që dikush të japë diçka të tillë në shenjë mirënjohje për marrëveshjen? Thjesht pjesë e fushatës së Trump”, shkruan eurodeputetja gjermane.
Kurse Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka “përgë njeshtruar” Grenell duke zbuluar se në fakt nuk ka qenë një dakordësi mes Kosovës dhe Serbisë por një propozimi i tij.