Leximi

Po u lindi e njëjta nënë, si mundën? Dy vëllezërit shqiptar heqin rripat në sy të Eni Çobanit, të preket zemra nga ajo që ndodhi





Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë në konflikte me njëri-tjetrin dhe nuk flasin.

Eduardi ka marrë kredi në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin, i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë. Për arsye të shumta, kjo kredi nuk është paguar akoma.

Tani Eduardi i kërkon vëllai të tij Gramozit që të paguajë paratë e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ia marrë të gjitha pronat që ka.

Të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të gjuajtur njëri-tjetrin. Edhe fjalori i tyre degradoi dhe dy vëllezërit u ofenduan me fjalë banale.

Në moment ka hyrë stafi i emisionit që i ka ndarë nga sherri, duke shmangur kështu çdo pasojë tjetër.

Eni Çobani: Ja të tilla janë debatet të cilat degjenerojnë më pas në të tilla reagime që nuk janë normale, as etike, kërkoj ndjesë për këtë situatë të përkeqësuar.

Eduardi: Ma shkatërrove familjen, ma shkatërrove…

Eni Çobani: Nuk është forma e duhur me të cilën ju duhet të komunikoni, jeni vëllezër, ju lutem.

Eduardi: Ik se nuk është vëlla ky palaço.

Eni Çobani: Zoti Gramoz, ju jeni njeriu i cili në një formë apo në një tjetër e keni sjellë këtë shqetësim. E kuptoj që dhe juve iu janë bërë shumë probleme gjatë jetës, por ky borxh duhet larë dhe do ju lutesha shumë që të na jepnit zgjidhjen. /tvklan.al





MË TË LEXUARAT

To Top