Gazetari inve stigativ Artan Hoxha tha në ABC Live se ka një qejfmbetje gjatë kohëve të fundit me ambasadores amerikane Yuri Kim dhe qeverisë shqiptare dhe kjo sipas tij lidhet me punën e SPAK. Hoxha tha se perceptimi i publikut është se qejfmbetja lidhet me zgjedhjen e kreut të SPAK dhe ndikimin e kësaj zgjedhjeve nga maxhoranca, por gjithçka shkon përtej kësaj.
“Muajt e fundit ka një qejmbetje në marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe Ambasadës Amerikane ku duket se pas kësaj historie qëndron qasja që kanë të dyja palët sëpari ndaj Reformës në Drejtësi dhe së dyti ndaj h etimeve të bëra nga SPAK”, tha Hoxha, ndërsa shtoi:
Në pamje të parë duket se është një çështje që ka të bëjë me zgjedhjen e kreut të SPAK, por nuk është kështu. Me sa duket qeveria ka bërë përpjekje për të penguar hetimet e SPAK ose punën e SPAK për të mbledhur fakte që çojnë në penalizimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Hoxha theksoi se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka qendruar shumë pranë prokurorëve të SPAK-ut duke i mbështetur ata në punën e tyre për të “prekur” ata që quhen të “paprekshëm” në Shqipëri.
Gazetari theksoi se po ashtu ka një pritshmëri nga shqiptarët ndaj punës së SPAK, kjo e nxitur edhe nga maxhoranca në fillim të punës për Reformën në Drejtësi ku u tha se do të kapeshin “të fortët”.
“Ka një perceptim të përgjithshëm në Shqipëri se ka të paprekshëm, dhe edhe pse ndonjëri ha ndonjë grusht në boulevard, të paprekshëm sipas shqiptarëve janë Rama, Berisha, Meta”, tha Hoxha.