Lajme

Politikan Marko Bello humbi jetën nga Covid-19, Kastriot Islami me lot në sy flet: E kam pasur mik të ngushtë s’do jetë njësoj pa të!

Ish-deputeti, Kastriot Islami në një lidhje live në “Shqipëria Live” ka treguar disa detaje në lidhje me miqësinë me ish-deputetin Marko Bellon, i cili ndërroi jetë sot pas l uft ës së as h për me COVID-in.

Lajm TRAGJIK: Ndërron jetë në Turqi ish-deputeti socialist Marko Bello, po  kurohej për Covid-19

Islami tregon se hera e fundit që e kishte takuar ka qenë para tre javëve ku kishin pirë edhe kafe.

“Pinim kafe bashkë, gjendjen e tij e kam ndjekur që nga fillimi qëkur kishte ato shenjat e para e deri mbrëmë që më thanë se ishte shumë rëndë. Kur pashë sot mesazhin që nuk ia doli dot u pikëllova. Kjo dëshirë e brendshme thoja si ka mundësi që nuk arriti t’ia dilte. Para tre javëve kemi pirë një kafe bashkë, ai ishte i shqetësuar se anëtarët e familjes kishin qenë me covid. I them që bej ndonjë grafi e shiko se çfarë ke se me skaner ka shumë rrezatim. Ditën e tretë e marr e më tha se ishte karantinuar.

Më pas kam komunikuar me familjarët e tij. Gjendja ishte me hope herë përkeqësohej e herë bëhej më mirë. Takoheshim pothuajse çdo ditë, gjatë kësaj kohe jepte mësim në universitet. Marko ishte një qytetar i vërtetë, i kultivuar me dijeni, lexonte e shikonte programe informacioni, ishte i drejtë, paqësor e tolerant, jo ag r esiv, edhe kur debatonim ishte shumë këmbëngulës në opinionet e tij, i arsyeshëm mendje hapur. Kishim raste që debatonim por Marko kishte tendencën që të pajtohej menjëherë. Ishte shumë i formuar, të gjithë e mbajnë mend për pozitivitetin e tij”, tha Islami.

Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit, Marko Bello – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top