Lajme

Politikani: Ky vend i Ballkanit është më i korruptuari në Europë

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Bosnjë e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Europë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me “bashkëpunimin e ngushtë mes Dragan Çoviqit dhe Milorad Dodikut”, ai e solli atë në kontekstin e korrupsionit duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.

I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor i BeH, Escobar u përgjigj “absolutisht” për N1 të Kroacisë. Pastaj shtoi: Bosnja është vendi më i korr uptuar në Europë”.

“Nëse shikoni problemet që ka BeH, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, tha Escobar.

MË TË LEXUARAT

To Top