Tashmë është kthyer në një trend të bërit pazar në rrjetet sociale. Mirëpo nuk janë të pakta rastet kur përdorues të shumtë janë ankuar për porosinë e ndryshme që kanë marrë.
Shumica prej tyre thonë se porosisin një produkt në dukje madhështor, e në shtëpi i mbërrin një porosi krejtësisht tjetër.
Kjo gjë i ndodhi 23-vjeçares Meaghan Taylor, nga Kanadaja, e cila bleu fustanin e nusërisë për 100 dollarë nga një shitëse private në platformën “Wish”. Fustani i bardhë që ajo mbante në duar nuk kishte asnjë lidhje me atë që kishte parë në fotografi.
Nëna e një fëmije, që ka planifikuar të martohet verën tjetër me të fejuarin 30-vjeçar, Keith Reid, është shprehur se ka mbetur e zhgënjyer nga porosia. Meagahn ka treguar se ka telefonuar shitësen private, të cilës i ka thënë se po i shkat ërron dasmën. Pas ca kohësh mësohet se shitësja ka rimbursuar 23-vjeçaren.