Rozë

Postoi foton me shami, por me këmishën e hapur/ Nisin komentet për Shkëndije Mujën: S’harrohet zakoni i vjetër

Kur është shfaqur fillimin në ekran, ajo u paraqit si një nga femrat që nuk njeh tabu. Madje për vite me radhë realizoi projekte të cilat ishin atraksion në botën e skenës muzikore.

Është fjala për Shkëndije Mujajn, e cila kohët e fundit ka vendosur që të mbulohet. E jo vetëm kaq, pasi ajo mori edhe vendimin që të largohej nga muzika, të paktën me stilin që kishte.

Shkëndija është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme me stilin e saj më të ri. Së fundmi, ajo ka bërë që postimet e saj të komentohen shumë nga fansat.

Në pozat e fundit, ajo shfaqet e veshur me një fund të gjatë dhe një këmishë të bardhë, e cila është mjaft e hapur. E pikërisht kjo ka bërë që ndjekësit t’i komentojnë gjatë veshjen.

Komentuesit e kryqëzuan duke i thënë se nuk shkon zhveshja me shaminë, por mesa duket nuk e kanë vërejtur një detaj tjetër.

MË TË LEXUARAT

To Top