Rozë

Pranoi se ka tradhtuar gruan, këngëtari i kërkon falje edhe vjehrrës: I kërkoj falje gjithë familjes

Stresi pranoi mbrëmjen e djeshme se e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij, Keisin. Ai bëri një rrëfim të gjatë por më pas theksoi se e vetmja gjë që dëshiron është që Keisi ta falë.

“Ky është realiteti im dhe nuk po shtoj asgjë. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje me gjithë shpirt Keisit, familjes së saj, pastaj familjes sime dhe mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull”, tha ai.

Mirëpo, Alaudini i tha Stresit se ka komunikuar me Keisin dhe ajo kërkon që reperi të vazhdojë lojën si Stresi dhe e suporton deri në fund të këtij rrugëtimi.

Ndërkohë, ky është rrëfimi i Stresit që bëri së fundmi:

“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua” tha Stresi në reality-show.

Pasi tha se e ka tradhtuar, Stresi ka një kërkesë për Keisin dhe familjen e saj

MË TË LEXUARAT

To Top