Lajme

Prej 6 muajsh ia kanë hequr ndihmën ekonomike, shqiptari e mban frymën gjallë duke shitur fiq në rrugë

Banorët e zonave të thella malore në vendin tonë jetojnë me pak të ardhura financiare. Ata tregtojnë prodhimet e tyre buzë rrugësh, ndërsa të ardhurat nuk mjaftojnë për të siguruar jetesën e familjeve të tyre.

Mustafa Guna jeton në fshatin Bel disa dhjetëra kilometra nga Klosi. Disa herë në javë ai merr këto arka me fiq, rrush, e domate për t’i treguar buzë Rrugës së Arbrit.

Thotë se të ardhurat e familjes së tij 7 anëtarëshe janë zero, pasi 6 muaj më parë i ndërprenë edhe asistencën sociale.

“Nuk kam asnjë të ardhur tjetër. Pata një ndihmë ekonomike por ka 6 muaj që ma kanë prarë. Kam 3 muaj pa paguar dritat”

Prodhimi i tij nuk gjen treg, pasi ai thotë se s’ka kush të konsumojë më. “Nuk ka fuqi blerëse. Shumë vështirë”. Në kërkim të tregut, banorët e Klosit zgjedhin rrugët për shitjen e prodhimeve

Në situatë të ngjashme janë shumë banorë të tjerë të cilët kanë zgjedhur rrugët për të tregtuar prodhimet, në mënyrë që të ndihmojnë sadopak ekonomitë familjare.

MË TË LEXUARAT

To Top