Lajme

Prek gazetari shqiptar: Numërova këto ditë në Korçë njerëzit e farefisit tim dhe shifra që më doli ishte për të qarë

Numri i shqiptarëve që lënë atdheun e tyre sa vjen e shtohet, të gjithë po ikin ku të munden në Gjermani, Francë, Angli etj.

Këtë gjë e ka vënë në dukje dhe Agim Xhafka përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku tregon se më shumë se gjysma e fisit të tij janë larguar.

“Numërova këto ditë në Korçë njerëzit e farefisit tim dhe shifra që më doli ishte për të qarë. Më shumë se gjysma e kanë lënë Shqipërinë.

Në ca gëzime që shkova plot nipër e mbesa bënin muhabet largimesh. Dëgjoja Amerikë, Angli, Gjermani, Itali,Francë, Greqi…

Do gjej mundësinë që një çuni të fisit tonë t’i lidhim një rrogë të përjetshme me kusht të ai mos e kalojë kufirin asnjë ditë.Ta kemi si gjelin e farës.

Ndryshe do na vërvitet mbiemri nëpër glob e askush nuk do besojë që fisi Xhafka dikur, para shumë e shumë vitesh, ka qënë shqiptar e ka gjalluar këtyre anëve…”, shkruan Agim Xhafka.

MË TË LEXUARAT

To Top