Gjatë një bisede me vajzat, Kiara ka rrëfyer një histori që ka patur, kur partneri e ka bërë të ndjehet keq me komentet për të, aq sa sot moderatorja e quan të neve ritshëm.
Kiara dha edhe një mesazh për vajzat që të mos e lejojnë kurrë partnerin ta ofendojë.
“Ishte funny si karakter, bënte batuta e kështu, por unë e kisha gjithmonë dyshimin pse ky person nuk ka pasur kurrë një lidhje të gjatë. Dhe realisht kishte shumë gjëra që nuk shkonin, kishte shumë pasiguri te vetja vetë dhe të gjitha pasiguritë mi transmetonte mua.
Ja bënte: Ti je kështu, shi si je ti, jo po shi si e ke trupin, unë mërzitesha, por nuk e jepja veten. Mendoja hë që do kaloj, por erdhi një pikë që nuk mbajti më ujë pilafi, u bë i padurueshëm. Sot është njeriu që ma nev erit më shumë kur e shoh nëpër Tiranë. Sa e shoh ndërroj rrugë, s’dua as ta shoh. Është i neveritshëm. Mënyra sesi e bëri historinë ishte shumë e shëmtuar dhe s’dua t’i ndodhë asnjë vajze. Asnjë vajzë nuk duhet ta lejojë një djalë të të ofendojë në atë mënyrë”, tregoi Kiara.