Gazetari Enkel Demi ka ironizuar largimin e kolegëve të tij në ” AbcNews” nga puna. E teksa bashkë me moderatoret e tjera të programit të mëngjesit ishte duke folur për horoskopin, Demi pyetet nga gazetarja se përse gjatë kësaj kohe ka qenë i mbyllur në vetvete dhe si një luan që është në horoskop duhet ti kushtojë më shumë kohë miqve.
Ai tha se nuk ka më miq pasi të gjithë që kishte ja kanë pushuar nga puna prandaj dhe ndihet i mbyllur në vetvete.
Moderatorja: Dhe luanët
Enkel Demi: Luanët…ne të rrimë vetëm?
Moderatorja: Duhet tu kushtoni më shumë kohë miqve, keni qenë të mbyllur në vetvete
Enkel Demi: Hiç me, të gjithë miqtë që kisha m’i pushuan nga puna
Moderatorja: Duhet të gjeni kohën për të kaluar më shumë kohë me miqtë.
Enkel Demi: Po unë punoj, ata janë pa punë.
Moderatorja: Pas pune
Enkel Demi: Pas pune, e qartë. E qartë…
Moderatorja: Deri në orën 4.
Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë moderatori Endri Xhafo tha se emisioni i tij “LOG.” nuk do të transmetohet më dhe është ndërprerë me efekt të menjëhershëm. Arsyeja, tha moderatori, është për shkak të ristrukturimit programor të televizionit Abc News.