Rubrika e djeshme “N’fermë” e emisionit “E diell” solli rrëfime të sinqerta të vajzave të ekranit për përballjen e tyre me famën.
Pas rrëfimit të Alesia Bamit, e cila tregoi se ishte mbyllur për javë të tëra në shtëpi kur u bë e njohur, na ka treguar historinë e saj edhe Nevina Shtylla.
Moderatorja ka treguar se ishte shumë e vogël kur u shpall “miss”, ndaj e gjitha për të ishte e papritur.
Nevina ka pohuar se është bul lizuar jo vetëm nga nxënësit e shkollës, por edhe nga disa mësuese.
“Do kujtoj një periudhë të vështirë sepse isha edhe në moshë shumë shumë të vogël. Çohesha me zor për të ikur në gjimnaz, e kisha shumë të vështirë çdo ditë. Mundohesha t’ia shpjegoja dhe prindërve. Ndoshta me këtë tipin tim të rezervuar nuk jam shprehur aq sa duhet, por realisht e kam superuar me shumë vështirësi, doja ta lija fare. Kam patur një lloj tr ysnie nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha absolutisht.
Po sikur po ta vunë shënjestrën, gati gati ta nxijnë jetën, mund të kalojë edhe në bu llizëm. Ndoshta nuk arrijnë ta perceptojnë se çfarë bëjnë realisht, por që duhet të jenë me të vërtetë shumë të kujdesshme.”- ka treguar ajo.