Ova dhe Memo, përlotën të gjithë botën, duke bërë që filmi të korrte sukses menjëherë.
“Mrekullia në qe lin numër shtatë” ka qenë filmi më i ndjekur i këtij viti, jo vetëm në Turqi, por edhe ku në botë. Ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”.
Dhe së fundmi, filmi është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar. Vajza e vogël, Ova ka qenë në një lidhje live me Skype, në “Ftesë në pesë”, ku tregoi akoma dhe më shumë detaje nga filmi që përloti shqiptarët.
Nisa Sofiya Aksongur tregoi se mamaj e saj e ka ndihmuar shumë dhe e ka iniciuar që të marrë pjesë në filma. Nisa shtoi se në një pjesë të mirë të kohës së saj dëgjon muzikë shqiptare nga të gjithë artistët.
“Unë jam shumë e lumtur, nuk e kam menduar që do të arrinim në këtë nivel dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë. Unë nuk e dija që do të merrja pjesë në fillim dhe nuk e dija me çfarë do të luaja, sepse nuk ma kishin thënë. Më së shumti e ndihmon mami, sepse ajo e ka iniciuar që të marr pjesë në filma. Arasi më ka ndihuar shumë në prapaskenë dhe nisa edhe unë të luaj sa më mirë në skenë.
Ka shumë filma që kam marrë pjesë, është filmi, jetë e re, kam marrë pjesë edhe në reklama të ndryshme në Turqi, por aktualisht po më vijnë ndërmend vetëm këto emra.