Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh sot se ai e respekton Turqinë dhe është i gatshëm për dialog, duke shtuar, megjithatë, se Ankaraja duhet të respektojë të drejtat sovrane të Evropës, si dhe të drejtën ndërkombëtare, referuar përplasjeve me Greqinë.
“Ne evropianët jemi gati për dialog, por jo me koston e f rikësimit, jo me koston e mbijetesës së më të f ortit, me respekt për të drejtën ndërkombëtare, bashkëpunim dhe respekt midis të aleatëve“, tha Macron në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. “Këto parime janë të panegociueshme” tha ai.
Macron zhvilloi edhe një bisedë telefonike sot me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Presidenca turke tha në një deklaratë se Erdogan diskutoi me Macron si marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjen e Mesdheut Lindor.