Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me gjendjen shëndetësore të Presidentit turk Erdogan pas problemeve të shfaqura gjatë kohëve të fundit me mbajtjen e ekuilibrit dhe ecjen.
Një ditë më parë, ai u filmua teksa ecte me shumë vështirësi në pallatin presidencial, ndërsa me zor qendronte edhe në këmbë.
Në sytë e ekspertëve të fushës ranë këpucët speciale që ai përdorte. Bëhet fjalë për këpucë të cilat balancojnë ekuilibrin e atij që i vesh në rastet kur ka vështirësi në ruajtjen e tij.
Këpucët në fjalë mbahen kryesisht nga të moshuar ose persona që kanë probleme me qendrimin në këmbë.
Disa javë më parë, “Foreign Po licy” shkruante se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore.