Lajme

Presidenti i Ukrainës i lutet sërish Gjermanisë: Kancelar vetëm ti munde ta shembësh Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskky ka mbajtur sot një fjalim virtual para parlamentit gjerman. Pasi u duartrokit gjatë nga deputetët në fillim të fjalimit të tij, Zelenskyy përsërit temat e fjalimeve të tij në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kongresin amerikan, duke u kërkuar liderëve të ndërmarrin më shumë veprime për të trajtuar ag resionin e Rusisë.

Zelensky tha gjithashtu se më shumë se 100 fëmijë ishin vr arë në Ukrainë që nga fillimi i push timit rus, duke shtuar se Rusia po ndërton një “mur” të ri kundër lirisë, duke i bërë thirrje Perëndimit “ta shemb atë”.

Në fakt, duke iu drejtuar kancelarit gjerman Olaf Scholz: “Një president i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, tha një herë: “Zoti Gorbachev, rrëzo këtë mur, shembe këtë mur”. Ju drejtohem, i dashur kancelar Scholz, shkatërrojeni këtë mur. Jepini Gjermanisë udhëheqjen që meriton. Për të bërë krenarë për ju pasardhësit tuaj. Mbështetni paqen, mbështesni Ukrainën. Ndaloni këtë luf të”.

“Pas tetë vitesh lu ftë në Donbas, Rusia po bom bardon ndërtesat tona. Gjithçka të bukur që kemi, shkolla dhe parqe. Kemi mungesa të ujit dhe ushqimeve kryesore. Disa nga kërkesat tona janë vonuar. Ju nuk mund të ndaloni së mbështeturi për çdo bo mbë të re që bie në Ukrainë,” tha ai .

“Ne kemi pyetur se çfarë duhet të bëjë Ukraina për t’u anëtarësuar në NATO. Nuk na janë përgjigjur k urrë. Në këtë pikë na u tha se nuk mund të bëhej”, tha Zelensky.

MË TË LEXUARAT

To Top