Presidenti i Ukrainës po kërkon “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sul meve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.
“Centrali më e madhe bërthamore në Evropë është në zja rr tani”, tha Volodymyr Zelensky në një video të postuar në Twitter.
Ai akuzoi ru sët se qëllimisht qëlluan në gjashtë reaktorët e uzinës Zaporizhzhia duke përdorur ta nke të pajisur me imazhe termike.
Duke evokuar “katastrofën globale” në Çernobil në 1986, ai paralajmëroi se pasojat e një shkrirjeje në Zaporizhzhia do të ishin shumë më të këqija.
“Evropianë, zgjohuni ju lutem. Thuajuni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në cen tralin bërthamor në Ukrainë,” u lut ai.
Zelensky tha se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.