Lajme

Presidenti i Ukrainës nxjerr faktet: Gjermania dhe Hungaria po blejnë akoma naftë nga Rusia, me gjäkun tonë talleni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blenë naftë ruse duke “fituar para me gj akun e njerëzve të tjerë”.

Në një intervistë për “BBC” presidenti Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë duke i ak uzuar ata për bll okimin e përpjekjeve për embargon e shitjeve të energjisë nga të cilat Rusia do të arrijë të fitojë 250 miliardë paund ose e thënë ndryshe 326 miliardë dollarë në vit.

Ka pasur një zhgënjim në rritje në mesin e udhëheqjes së Ukrainës me Berlinin, i cili ka mbështetur disa sanksione kundër Rusisë, por deri më tani i rezistoi thirrjeve për të mbështetur veprime më të ashpra për shitjet e naftës.

“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më një çështje biznesi dhe parash. Se është çështje mbijetese” tha Zelensky për BBC.

Presidenti gjithashtu përsëriti thirrjet për furnizimin e më shumë armëve në Ukrainë, duke thënë se ato nuk po i merrnin furnizimet aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende evropiane – ata po përpiqen të na ndihmojnë. Por ende ne kemi nevojë për të më shpejt, më shpejt dhe më shpejt. Fjala kyçe është tani”, tha Zelensky.

MË TË LEXUARAT

To Top