Lajme

Presidenti i Ukrainës tregon se nuk ka frikè: Jam gati të ulem të flasë me Putin

Ukraina është e gatshme të diskutojë mundësinë e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por me kusht që një status i tillë të garantohet nga pale të treta dhe të hidhet në referendum, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në komente të transmetuara të dielën.

Zoti Zelenskiy foli me gazetarë rusë në një bisedë 90 minutëshe përmes videos, një intervistë për të cilën autoritetet ruse kishin paralajmëruar mediat ruse që të mos ta transmetonin.

Presidenti ukrainas tha se agresioni rus kishte shkaktuar shkatërrimin e qyteteve me banorë rusishtfolës në Ukrainë dhe tha se dëmi ishte më i rëndë se ai i shkaktuar nga luftrat ruse në Çeçeni.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për garanci sigurie dhe neutralitet, për status jo-bërthamor të vendit tonë. Kjo është pika më e rëndësishme,” tha zoti Zelenskiy.

Ukraina mund të diskutojë për përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë në bisedimet me Rusinë, por refuzon të diskutojë kërkesa të tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës, tha zoti Zelenskiy.

Ndërkohë një anëtar i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë tha të dielën se të dyja palët kanë vendosur të takohen në Turqi duke filluar nga e hëna.

Davyd Arakhamia, kreu i grupit parlamentar të partisë “Shërbëtori i Popullit” të presidentit Volodymyr Zelenskiy, tha në Facebook se ishte rënë dakord për bisedimet gjatë një konsultimi me video. Ai nuk dha detaje të tjera.

Megjithatë, kryenegociatori i Rusisë tha se bisedimet do të fillonin të martën dhe jo të hënën.

Të dyja palët janë takuar më parë pa arritur asnjë marrëveshje.

Po të dielën zyrta e presidentit turk Tajip Erdogan tha pas një telefonate me homologun e tij rus Vladimir Putin, se ata kishin rënë dakord që raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë të mbahej në Stamboll.

Zyra e zotit Erdogan tha se ai kishte bërë thirrje gjatë bisedës telefonike për një armëpushim me Ukrainën dhe kushte më të mira humanitare.

“Erdogani vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon,” tha zyra e presidentit turk pas telefonatës.

MË TË LEXUARAT

To Top