Pak pas nisjes së su lmit rus mbi Ukrainë, gazeta britanike ‘Guardian’ raportoi se qëllimi i Vladimir Putinit është rrethimi i Kievit dhe ndryshimi i qeverisë.
Sipas saj, do të synohet largimi i presidentit Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka pranuar se ka fr ikë për jetën e tij. Në një bisedë me kancelarin austriak, Karl Nehammer, ai ka thënë se druhet jo vetëm për vendin e tij, por edhe për jetën e tij.
Nehammer tha se presidenti i kishte thënë se nuk e dinte se sa gjatë do ishte gjallë. Më tej ai kishte deklaruar se luftimet janë të ashpra dhe ka shumë të vde kur e të pla gosur.
Presidenti ukrainas ka kërkuar ndihmë urgjente nga Europa dhe bota, duke thënë se nuk e di nëse vendi i tij do ekzistojë më.