Lajme

Presidentja e Kosovës uron për muajin e Shenjtë të Ramazanit: Do kujdesemi për njerëzit tanë





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit.

VJOSA OSMANI ËSHTË PRESIDENTE E KOSOVËS – Rtv Pendimi

Osmani ka thënë se pandemia COVID-19 do të na mbajë larg njëri – tjetrit, porse nuk do të ndalojë që zemrat të bëhen bashkë.

“Kombi ynë e ka mënyrë jetese solidaritetin ndër vete. Sot kur besimtarët myslimanë e fillojnë Muajin e Ramazanit, të gjithë do ta kenë mundësinë për ta manifestuar shpirtin solidar duke ndarë diçka nga tryeza e tyre për të tjerët, për njerëzit në nevojë. Pandemia Covid-19, sigurisht që do të na mbajë larg njëri-tjetrit fizikisht, porse nuk do të na ndalojë që zemrat tona të bëhen bashkë.Në mënyrë që në fund të këtij muaji të festojmë të gjithë së bashku, ju ftoj t’i respektoni masat mbrojtëse kundrejt Covid-19, t’i mbani maskat, t’i dezinfektoni duart dhe të mos grumbulloheni”, ka thënë Osmani.

Presidentja tutje ka thënë se “duhet të kujdesemi për njerëzit tanë, sepse vetëm në këtë mënyrë festa do të ketë kuptim”.

Vjosa Osmani becomes the first woman to run for prime minister of Kosovo





MË TË LEXUARAT

To Top