Lajme

Prindërit e tyre dhanë shpirt në mes të rrugës , çifti birëson 7 fëmijët jetim: Nuk donim të ndaheshin të rriten me njeri-tjetrin!

Një gjest i veçantë i cili mund të bëhet vetëm nga një zemër e bardhë, ka bërë një çift në Kaliforni. Çifti ka adoptuar shtatë fëmijë, të cilët i mbijetuan një aks ide nti me makinë ku mbetën të vd ekur prindërit e tyre.

Kishin pesë fëmijë të tyre, çifti amerikan adopton edhe shtatë fëmijë të  tjerë - pasi prindërit e tyre gjetën vdekjen pas një aksidenti me veturë -  Telegrafi

Pavarësisht se kishin pesë fëmijë të tyre, Pam dhe Gary Willi, morën vendimin e jashtëzakonshëm për t’iu ofruar të rinjve një shtëpi, pasi mësuan historinë e tyre.

Fëmijët, nga San Diego i Kalifornisë mbetën jetimë në maj të 2018-ës. Të mbetur në “qiell të hapur”, katër vëllezërit dhe tre motrat u çuan për birësim, por falë Pam, 49 vjeç dhe Gary, 52 vjeç, të rinjve iu dha një shans i dytë në jetë për të patur ngrohtësinë e familjes.

Pam i cili është gjithashtu avokat, u shpreh:

Kur pashë lajmet për fëmijët, u trishtova. E pashë që kishin nevojë për një shtëpi dhe për dikë që t’i donte sepse nuk kishin askënd tjetër ku të shkonin. Thirra shërbimin e birësimit për t’ju treguar atyre se sa shumë doja t’i ndihmoja këta fëmijë.

Kishin pesë fëmijë të tyre, çifti amerikan adopton edhe shtatë fëmijë të  tjerë - pasi prindërit e tyre gjetën vdekjen pas një aksidenti me veturë -  Telegrafi

MË TË LEXUARAT

To Top