Rozë

”Prit se nuk keni parë gjë akoma”/ Arbana Osmani dhe Eduarti në probleme të mëdha

Eduart Grishaj është “sfiduar” në rolin e tij si regjisor në projektin që pritet të dalë së shpejti në kinema, të quajtur “Sofia”. Kjo pasi pjesë e kastit të aktorëve ka qenë edhe partnerja e tij në jetë, Arbana Osmani.

Image

Ai në një intervistë më herët, u shpreh se nuk ka qenë aspak e lehtë të punonte me moderatoren:“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është dhe aq.Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”– tha Grishaj.

Por, si e priti Arbana këtë intervistë të partnerit të saj?

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osmanit në Instagram, ku shkruan: “Ah s’ke faj ti”, duke i bërë “tag” regjisorin.

Por nuk është mbyllur me kaq! Edhe Eduarti ja ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë. Ai ka ripostuar story’n e saj duke shkruar: “Prit se kuk keni parë gjë akoma”.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top