Lajme

Profesori i historisë në Kosovë: Nëse lejohen shamitë në shkolla më mirë të ndalohet fare gjuha shqipe

Një debat i madh është hapur për çështjen e lejimit të shamisë në objektet arsimore. E gjitha filloi pas kërkesës së Durim Berishës, ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, për shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Por, aktualisht asnjë vajze me mbulesë nuk i mohohet shkollimi, përkundër ndalesës ligjore. Pas kërkesës së juristit Berisha, filloi një kampanjë në rrjete sociale, që tashmë ka hyrë në ditën e dhjetë.

Një profesor i historisë thotë se nëse lejohen shamiat atëherë më mirë është të mbyllen shkollat shqipe. “Shaminë duhet me ndalu në Kosovë, unë do të jem kundërshtari më i madh i kësaj çështje”, tha ai.

Qytetari i cili nuk beson as në Kuran e as në Bibel shprehet kundër mbulesës në shkolla. “Nëse kryeministrit, presidentja, kuvendi, qe lejon që me u votu problem I shamise, unë do të distancohem edhe nga të gjitha institucionet e Kosoves dhe do te jem kundershtari më i madh.

Nuk do të jetë bash leht me kalu këto cështje, ky është mjerim i mjerimit. Nese lejohen shamiat unë jam I mendimit që me I mbyll shkolla shqipe krejt, niher duhet me I mbyll krejt shkollat shqipe pastaj me u leju shamiat”, tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top