Historiani serb Millan St. Protic ka thënë se Presidenti i Serbisë Vucic është një njeri i prapambetur, prandaj nuk e njeh Repulikën e Kosovës.
Protiq, ka thënë se tregimi për Kosovën “është i pasinqertë, dyfytyrësh dhe mal icioz” dhe është i gatshëm që “të vërë bast se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka lexuar asnjë vepër të Max Weberit”, i tha të përjavshmes së Beogradit, NIN”.
“Dikush me vetëdije i mban peng me dekada ata fëmijë fatkëqij serbë, ata varfanjakë sakatë nën lumin Iber, të rrethuar me tela gjemborë, vetëm pse ata fëmijë iu shërbejnë si argument kryesor se Kosova është serbe, edhe pse e dinë se nuk është”, i tha Protiq kësaj të përjavshmeje.
Siç është shprehur ai, “ata nuk japin as pesë para për atë se si jetojnë ata fëmijë dhe, nëse më pyetni mua, kaherë është dashur të thirren ata njerëz që bashkë me fëmijët të vijnë në Serbi”.