Lajme

Protesta edhe në Serbi: Putin ka çmendur ndaloheni!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë ditës së djeshme ka pohuar se nuk do t’i vendos sanksione Rusisë pas pu shtimit të Ukrainës.

Por, qytetarët serbë kanë protestuar në qendër të Beogradit, gjegjësisht organizatorë të demonstratës ishin “Gratë në të zeza”.

Të mbledhurit mbajnë pankarta ku shkruhej “Putin, mbaji duart larg Ukrainës”, “Ndal lu ftën në Ukrainë”, “Gratë në të zeza kundër luf tës”, “Putini u çmend”, “Stop Putin, ndalo luf tën”.

Flamuri i madh ukrainas dhe një ngjyrë tjetër e bardhë që simbolizon paqen janë parë në protestë, raporton nova.rs.

Theksojmë se kjo organizatë e grave disa herë ka protestuar duke kërkuar që të zbardhet fati i të pagjeturve shqiptarë që humbën jetën gjatë gjenocidit serb në Kosovë.

Ndryshe, Rusia tash e tre ditë ka filluar pushtimin e shtetit ukrainas, të cilën gjë e kanë dënuar shtetet Perëndimore.

MË TË LEXUARAT

To Top